Një pjesë e bulevardit “Hristian Todorovski-Karposh i mbyllur për komunikacion

Qyteti i Shkupit informon se sot prej orës 7 tërësisht do të mbyllet për komunikacion një pjesë e bulevardit “Hristian Todorovski-Karposh”, në vendin prej rrugës “Ferid Bajram” deri në rrugën “Boca Ivanova” për shkak të kryerjes së aktiviteteve ndërtimore për asfaltimin e rrugës.

Marketing

Gjatë punimeve ndërtimore, komunikacioni në këtë pjesë të qytetit do të zhvillohet në rrjetin rrugor përreth.
Komunikacionin në këtë rrugë përderisa zgjasin aktivitetet ndërtimore do ta rregullojnë nëpunës të uniformuar të policisë ose persona tjerë të autorizuar.

“Apelojmë deri te të gjithë pjesëmarrësit në komunikacion që t’iu përmbahen regjimit të vendosur të komunikacionit, që ta respektojnë sinjalizimin e vendosur rrugor dhe ta rregullojnë shpejtësinë e lëvizjes me kushtet e rrugës, thuhet në kumtesën e Qytetit të Shkupit.