Një pjesë e komunës së Sarajit nesër pa rrymë

Një pjesë e banorëve të Gllumovës nesër nga ora 8:30 deri në 11:00 do të mbeten pa energji elektrike.

Marketing

Në periudhën nga ora 10 deri në ora 13:00 nesër do të jenë pa energji elektrike shfrytëzuesit nga fshatrat Svillare e Poshtme dhe Svillare e Epërme.

Siç informojnë nga Qendra Rajonale për Menaxhimin e Krizave në Shkup, ndërprerjet janë për shkak të ndërhyrjeve të planifikuara teknike në rrjetin shpërndarës.