Një pjesë e Priporit nesër pa ujë

Shfrytëzuesit e Priporit nesër nga ora 8 deri në ora 17 do të mbeten pa ujë.

Marketing

Siç kumtoi QRMK-Shkup, ndërprerja është për shkak të zëvendësimit të dy mbyllësve në rezervoar, Pripor 1, pastrim dhe dezinfektim i dhomave të rezervoarit Pripor 1 dhe për shkak të zëvendësimit të ventilit të tubacionit të presionit nga stacioni i pompimit Pripor deri te rezervoari Pripor 1.