Një polic ka qëlluar gjatë kontrollit të armës, nuk ka të lënduar

– Një oficer policie në Tetovë gjatë kontrollimit të pistoletës ka gjuajtur një plumb dhe gjatë incidentit askush nuk është lënduar në ambientet e SPB Tetovë. Ngjarja ka ndodhur dje rreth orës 9:30 minuta.

Marketing

“Është kryer inspektim në zyrën e SPB Tetovë, në të cilin rreth orës 9:30 minuta, polici SH.S. (37), duke kontrolluar pistoletën e shërbimit, ka qëlluar me një plumb që përfundoi në dyshemenë para derës së hyrëse. Nuk ka persona të lënduar, ndërsa është shkaktuar vetëm një dëm i vogël në dysheme dhe në mur”, informon policia e Tetovës.

Në konsultim dhe koordinim me prokurorin publik, po merren masa për zbardhjen dhe dokumentimin e rastit.

Marketing