Një prej aktorëve më të famshëm në Turqi thotë se është shqiptar

Edhe një aktor i famshëm e ka pranuar se ka prejardhje shqiptare, shkruan Express.

Marketing

Një prej aktorëve më të famshëm në Turqi e ka pranuar se është me origjinë shqiptare. Bëhet fjalë për aktorin Serkay Tutuncu, i cili viteve të fundit ka qenë shumë aktiv.

Serkay ka qenë i ftuar në një emision në Turqi dhe derisa po diskutonin me një aktor tjetër për ushqimin, ai e pranoi se është shqiptar dhe duke qeshur tha se shqiptarët hanë mish që nga mëngjesi e deri në mbrëmje.

Ndryshe, janë disa aktorë shumë të famshëm në Turqi që e kanë pranuar se kanë prejardhje shqiptare. Në mesin e tyre janë Halit Ergenç, Kivanq Tatlitug, Baris Arduç, Can Yaman, Nuretin Sonmez dhe Engin Altan Dyzyatan.