Një sërë aktivitetesh për ditën e alfabetit shqip

Aktivitetet për 110-vjetorin e Kongresit të Manastirit do t’i organizojë Sekretariati për Çështje Evropiane, ndërsa aktiviteti bëhet nën moton “Për ne dielli lind në perëndim”.

Marketing

Zv/kryeministri Bujar Osmani, në konferencë për mediat tha se ky përvjetor jubilar do të jetë i pasuruar me shumë aktivitete të cilat do të mbahen në Shkup dhe Manastir.

“Kjo përzgjedhje e kësaj motoje nuk është e rastësishme, por është për shkak se reflekton konsistencë të një ideje qindvjeçare, një aspiratë qindvjeçare të gjeneratave e gjeneratave të njerëzve, që nga Rilindja, Kongresi i Manastirit e deri më sot për përcaktimin perëndimor dhe euroatlantik tonin.

Në Kongresin e manastirit është bërë përcaktimi perëndimor, sot Maqedonia po bën përcaktimin perëndimor. Dhe gjithë kjo reflekton një ide, se shqiptarët gjithmonë kanë qenë, janë dhe gjithmonë do të jenë pjesë e botës perëndimore”, deklaroi Bujar Osmani, zv/kryeministër.

Drejtori i Institutit të Trashëgimisë Kulturore dhe Shpirtërore të Shqiptarëve të Maqedonisë, Skender Asani, tha se më 22 nëntor është themeluar dhe ky institut, dhe për këtë arsye, një pjesë e aktiviteteve qendrore do të mbahen në hapësirat e tij, ku do të ketë edhe prurje të jashtëzakonshme.

Aktivitetet do të fillojnë ditën e nesërme në nstitut, ku do të fillojë me një ligjeratë të David Hosofllog, i cili i ka zbuluar notat e Alfabetit të Gjuhës shqipe dhe do të jetë kjo një prurje e jashtëzakonshme dhe lajm shumë i rëndësishëm për gjithë shqiptarët në botë. Pasi 110 viteve po zbulohen notat e Alfabetit, tha Skënder Asani, drejtor i ITKSHSH-së.

Përgjegjës i aktiviteteve artistike për manifestimet e 110 vjetorit të Alfabetit, do të jetë violinisti me famë botërore Shkëlzen Doli. Ai tha se në filharmoninë e Shkupit do t’u ofrojnë spektatorit meloditë e kompozitorëve më të njohur botëror.

Jam shumë i lumtur dhe është privilegj për mua të jemë pjesë e këtij evenimenti. Do të jetë një mbrëmje madhështore ku të gjithë artdashësit nga të gjitha trevat, besoj se do të vijnë por edhe trevat tjera shqiptare por edhe vetë maqedonasit do të kënaqen me melodtë e kompozitorëve më të njohur botëror, u shpreh Shkëlzen Doli, violinist.

Kjo ngjarje do të transmetohet drejtpërdrejtë nga RTVM dhe në disa televizione nacionale në Kosovë dhe Shqipëri. Aktivitetet tjera do të mbahen në Shtëpinë e Kongresit të Manastirit, si konferenca shkencore, promovim të librave dhe veprave hulumtuese dhe shkencore.

Marketing