Një shembull si ai i Blerim Bexhetit, për UÇK-në hapat e vegjël janë punë të mëdha

Shkruan: ShABI MATNJANI, ish-ushtarë i UÇK-së

Marketing

Jam mësuar të dëgjojë lajme nga më të ndryshmet për bashkëluftëtarët e mijë, familjet e dëshmorëve dhe invalidëve të luftës së UÇK-së, emblemën dhe kujtimet e së cilës i barti me vete dhe si emanet do ua lë fëmijëve të mijë.

Jam mësuar të dëgjojë për degradimin e tyre, s’kamjen dhe përbuzjen ndaj tyre, edhe pse ishin pikërisht ata që ja ndryshuan konstruktin (Kushtetutën) Maqedonisë dhe sollën që shqiptarët të ndjehen Zot në vatrën e tyre.

Përskaj gjithë këtyre nënçmimeve që më janë bërë rutin në si ndonjë refren kënge, para ca ditësh ritmin e këtij refreni ma prishi një jehonë shprese e respekti, kujdesi e vlerësimi. Është një gjest i vogël, por punët e mëdha fillimin e kanë me hapa të vegjël.

Më erdhë “haberi” se kryetari i Komunës Saraj, Blerim Bexheti ka liruar nga pagesa e taksave komunale gjithë ushtarët e UÇK-së nga kjo komunë, një hap i guximshëm dhe një shembull edhe për kryekomunarët tjerë shqiptarë. Shembulli i Blerimit është një hap i vogël me domethënje të madhe! Është, pikërisht Blerim Bexheti që kujton të tjerët në politikë që vlerat e luftës nuk janë për tu tallur.

Sot një punë e vogël ( e madhe) nga Blerimi, kohë më parë nga Izeti e në të atdhmen punën e madhe si gjithmonë e vulos Ali Ahmeti, me ndonjë ligj për ish-UÇK-në.