Një shkollë në Deçan vendos ta ndërpresë grevën, nesër nis mësimi

Shkolla “Lidhja e Prizrenit”, në Deçan ka vendosur që nesër do të fillojë procesin mësimor.

Marketing

Kjo u bë e ditur nga vet drejtori i kësaj shkolle, Qazim Maloku, përmes një njoftimi në rrjetet sociale.

“Njoftohen nxënësit dhe prindërit që pas një analize dhe diskutimi të mbajtur të premten me mësimdhënësit e shkollës sonë me 23.9.2022 u vendos që mësimi të fillojë të hënën me 26.09.2022! Ne, njëzëri u dakorduam që greven ta përkrahim me protestë në rrugë para hyrjes së shkollës nga mësimdhënësit e të dy ndërrimeve, duke filluar në 12:15 deri në 12:45 çdo ditë pune deri në realizimin e kerkesave tona të parashtruara nga SBASHK-u! Organet e policisë në Deçan janë të njoftuar me protestën dhe kohën e mbajtjes. Me respekt drejtori i shkollës”, ka shkruar Maloku.

Në anën tjeter SBASHK sotka njoftuar se greva do të vazhdojë.

Në një komunikatë për media, SBAShK ka deklaruar se janë të zhgënyër me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurtin./

Marketing