Një shofer e ka goditur një fëmijë gjashtë vjeçar para liqenit Treska dhe ka ikur

ipas policisë, incidenti ka ndodhur dje në ora 15.25. Në Njësinë për informacione dhe komandë në Shkup, D.V. ka lajmëruar se në parkingun para liqenit Treska një veturë e panjohur e ka goditur një fëmijë gjashtë vjeçar nga Shkupi dhe ka ikur.

Marketing

Me veturë tjetër fëmija është dërguar në Qendrën Emergjente në Kompleksin e Klinikave “Nënë Tereza”. Nga mjekët janë konstatuar lëndime të rënda në trup.

Po ndërmerren masa për zbardhjen e tërësishme të rastit.

Marketing