Një shqiptare e suksesshme në politikën belge

Nga Albulena Muji/BotaSot

Marketing

Vaile Shkodra është 28 vjeçarja nga Gjilani, e cila jeton dhe vepron në Belgjika. Ajo ka shpallur kandidaturën e saj për për zgjedhjet komunale në Anderlecht.

Po ashtu, ajo është aktive në aktivitetet e diasporës shqiptare në Belgjikë. Valie Shkodra, në një intervistë në “Bota sot”, se nuk është e lehtë të kyçet në politikën belge dhe se me përkushim e punë ka arritur deri te suksesi i tanishëm. Ajo ka kritikuar ministrin e Diasporës, Dardan Gashin, që nuk i ka vizituar ende shqiptarët që veprojnë në Belgjikë.
“Bota sot” : Si është të jesh e përfshirë ne politikën belge?

Vaile Shkodra: Të jesh e përfshirë në politiken belge nuk është dhe aq e lehtë, donë punë, angazhim, përkushtim dhe mbi Te gjitha vullnet dhe durim.

“Bota sot” : Sa kanë hapësirë që të përfshihen në politikë të rinjtë shqiptarë në Belgjikë??

Vaile Shkodra: Në Bruksel, jemi 8 të rinj kandidatë në zgjedhjet e ardhshme të 14 tetorit 2018 në të njëjtën parti, por në komuna të ndryshme, kam njohuri që dhe në parti tjera ka disa të rinjë shqiptarë që do të marrin pjesë në këto zgjedhje, kështu që hapësira për komunitetin tonë nuk mungon pasi kemi fituar një imazh mjaft të mirë në rrethin ku ne jetojmë dhe veprojmë dhe të gjithë ata të rinj dhe të reja që do të marrin këtë rrugëtim politik në të ardhmen, do ta kenë shumë më të lehtë sepse gjithmonë do të jemi në përkrahjen e tyre.

“Bota sot” : A mund të na e përshkruash rrugëtimin tënd prej një politikaneje të suksesshme në diasporën shqiptare?

Vaile Shkodra: Që në moshë të re, duke ruajtur me fanatizëm gjuhen dhe kulturën shqipe,

Prindërit e mi më dërguan me vëllain dhe motrat në shkollën Shqipe ‘Vatra’ që u hap ne vitin 2005 në komunën Molenbeek nga z. Amet Gjanaj. Në fillim isha nxënëse e kësaj shkolle, pastaj ndihmese për valle e koreografes z. Ajshe Morina dhe gradualisht u bëra koreografe e grupit të valleve popullore në Bruksel si dhe të klasave të shkollës shqipe. Në vitin 2014 kur z. Gjanaj hapi qendrën kulturore shqiptare « Vatra » më angazhoi për të t’iu adresuar një derë shqiptareve që vinin për ndihma administrative e tjerë me hallet dhe problemet e tyre. Duke qenë se angazhimi im pranë kësaj qendre kishte funksione të ndryshme, unë mbaj dhe mësimin e gjuhës frënge për gratë shqiptare të cilave iu dha mundësia ta mësojnë gjuhen nga shqipja në frëngjisht, njëkohësisht është dhe grupi i grave të «Vatres» për të cilat organizoj ekskursione dhe aktivitete të ndryshme.

Me punë, vullnet dhe sakrificë të pa rreshtuar, sot jam koordinatore e tërë këtyre aktiviteteve nën kujdesin e z. Amet Gjanaj. Përkushtimi im për çështjen e shqiptarëve dhe mbështetjen e besimi që ata me dhanë, më inkurajuan dhe më shtynë që të marrë mbi supe këtë sfidë që të jem zëri i shqiptarëve në Anderlecht të Brukselit

“Bota sot” : A përfaqësohet mjaftueshëm zëri i diasporës shqiptare në Kosovë?

Vaile Shkodra: Jo absolut! Duke filluar nga pamundësia e biznesmenëve të cilët dëshirojnë të investojnë në Kosovë dhe me që kemi ministrin e diasporës i cili prej se është emëruar nuk është dukur asnjëherë në të vetmen Qendër Kulturore Shqiptare në tërë Belgjikën.

“Bota sot” : Si e vlerësoni gjendjen aktuale politike në Kosovë?

Vaile Shkodra: Gjendja aktuale në Kosovë na bënë që ne të jemi ende emigrantë sot!

Është e tmerrshme që ende në ditën e sotme, Kosova nuk ka sigurim shëndetësor, nuk ka bursa apo ndihma sociale për fëmijët dhe të rinjtë që duhet të shkollohen, orët e mësimit të një fëmije në Kosovë nuk janë as sa gjysma e orëve që ka një fëmijë i Evropës. Korrupsioni ekziston në çdo fushë, në të gjitha sferat ku me e tmerrshmja për mua si përvoja personale është ‘policia’ të cilët duhet të jenë ata që japin një imazh sigurie në popull, pastaj mjekësia dhe vet qeveria!

Diaspora jonë është porta e të gjitha të mirave materiale që ka sot Kosova. Fatkeqësisht kontributi i diasporës sikur po anashkalohet, dhe me kalimin e kohës sikur kjo po zbehet edhe më shumë. Kosova është e lirë, shtet në vete ashtu siç është, por ka të njëjtën gjendje tash që 20 vite dhe më shumë, të njëjtat figura politike sikur të ishim një shtet në diktatur. Kjo është për t’u ardhur keq kurse Kosova ka shumë të rinjë e të reja, studiues, intelektual të cilëve nuk u ipet shansi të kontribuojnë për shtetin tonë sepse mbretëron monopolizmi, familjarizim, dhe njohurit farefisnore.

“Bota sot” : Si fillon një ditë e juaja e zakonshme?

Vaile Shkodra: Një ditë e imja e zakonshme fillon me kafen e mëngjesit duke shfletuar shtypin ditor, pastaj bëjë hapjen e Qendrës Kulturore « Vatra » ku në pjesën e parë të ditës bëjë kursin e gjuhës frënge, pastaj me grupin e grave preokupime, diskutime për çështjen e shqiptarëve dhe më pas mirëpres gjithë njerëzit në nevojë, me hallet me të cilat përballen çdo ditë .

Ndërsa dy herë në javë në dark dhe të shtunave pasdite merrem me grupin e vallëzimit.

“Bota sot” : Kush ju ka përkrahur më së shumti në rrugën që keni nisur??

Vaile Shkodra: Të parët janë, prindërit e mi, të cilët më brumosën me ndjenjat e atdhedashurisë, me atë që ta dua pafundësisht atdheun dhe popullin tim edhe me çmimin e sakrificës së tyre personale, mbështetje te vazhdueshme kam edhe nga bashkëshorti im dhe familjaret e tjerë, gjithashtu dhe nga rrethi që me kanë përkrah gjithmonë.

Merita te veçanta për kyçjen time në politik i takojnë deputetit shqiptar në parlamentin e Brukselit z. Amet Gjanaj i cili ka mbështetur kandidaturën time në partin socialiste dhe i cili nisi këtë ide që të rinjtë shqiptarë këtu ne Belgjikë të jenë sa më shumë në një parti sepse kështu jemi gjithmonë më të fuqishëm duke qenë të gjithë të bashkuar.

“Bota sot” : Cilat janë planet tuaja për të ardhmen?

Vaile Shkodra: Që të punoj e të arrij ta përfaqësoj me nder kulturën tonë, atdheun tonë në tërë Belgjikën, për t’u njohur për vlerat që i kemi e të shuhen etiketimet negative që mediat e huaja ndonjëherë na fakturojnë, që gjuha jonë të mësohet edhe në shkollat belge por sidomos që pasardhësit tonë ta mësojnë dhe kjo gjuhë e amë kurrë mos të shuhet!

“Bota sot” : Për fund cila është porosia jote për të rinjtë shqiptarë në Diasporë?

Vaile Shkodra: Ruajeni të shenjtë familjen dhe raportet me ta, përcilleni tek fëmijët e juaja nderin e shqiptarit dhe traditën sepse vetëm ashtu mund ta kultivojmë kulturën tonë, dhe sidomos i drejtohem prindërve që të insistojnë në ruajtjen e gjuhës shqipe të përdoret në shtëpi dhe ku do qe të jetë e mundur sepse gjuha jonë vlen e nuk meritojnë të shuhet për as një gjuhë tjetër! Të ruajmë e të vlerësojmë atë që kemi nga gjaku nuk mund të bëhemi tjerë! Por të angazhomi sa më shumë në jetën publike të vendit ku jetojmë pa marrë parasysh në cilën fushë, por të punojmë e të kontribuojmë sa më shumë që imazhi jonë të duket ai që meriton të jetë dhe që ta përfaqësojmë vetveten ne realisht, e jo të na përfaqësoje dikush tjetër në emër të shqiptarëve.

Komentet

Marketing