Aritetet lokale në një fshat piktoresk në Itali do t’u japin rreth 29 mijë euro njerëzve që janë të gatshëm të blejnë një shtëpi dhe të shpërngulen atje. Qyteti antik i Presicce-s në rajonin e Pulias po ofron para me shpresën se do t’i sjellë një jetë e re komunitetit të tij në pakësim, ndërsa shtëpitë janë drejt rrënimit.
Ajo që e bën propozimin edhe më tërheqës është se Presicce është vetëm 15 minuta me makinë nga plazhet e “paprekura” të bregdetit juglindor të Italisë, duke përfshirë Santa Maria di Leuca.