Një shtetas i Kosovës është gjetur i vdekur në pompë të benzinës në Shkup

Nga Ministria e Punëve të Brendshme e Maqedonisë së Veriut kanë njoftuar se më 14 prill 2020, në ora 15:55 në Sektorin për Punë të Brendshme në Shkup është denoncuar se në pompën e benzinës në rrugën “Magjistralja e Adriatikut” është gjetur i vdekur një shtetas i Republikës së Kosovës.

Marketing

Bëhet fjalë për një 56-vjeçar me iniciale B.R..

Nëpunës nga Stacioni policor në Çair kanë dalë në vend ngjarje, ndërkaq nga mjeku i Ndihmës së Shpejtë është konstatuar vdekja, pa shenja të dhunës.

Me urdhër të Prokurorisë Publike, trupi i të ndjerit do t’i nënshtrohet obduksionit.