Një shtetas turk tentoi që të largohet nga Maqedonia e Veriut me dokumente të falsifikuara

Një shtetas turk, është arrestuar nga zyrtarët policorë në Aeroportin e Shkupit, në orët e mëngjesit të ditës së djeshme, në momentin që u vërtetua se ai posedonte dokumente të falsifikuara, informojnë nga Policia, njofton Portalb.mk.

Marketing

“Me datë 05.08.2019 në orën 8:10 në pikën kufitare “Aeroporti Ndërkombëtar i Shkupit”, për në dalje nga Republika e Maqedonisë së Veriut, u arrestua personi S.M. (44) nga Turqia, i cili posedonte dokumente të falsifikuara austriake”, njoftojnë nga MPB.

Ata shtojnë se pas kryerjes së bisedës dhe kontrollimit të pasaportës, zyrtari policor dyshoi në origjinalitetin e dokumenteve, veçanërisht në faqen biometrike nuk ishte modeli origjinal, por model i kopjuar me të dhëna të shtuara, ndërsa në njërën anë të faqes kishte dy vula të falsifikuara të hyrjes dhe daljes nga Kosova dhe një vulë të hyrjes në Maqedoninë e Veriut. Gjatë kontrollit, sipas Policisë, te personi i njëjtë është gjetur edhe letërnjoftimi i falsifikuar austriak. Personi u është dorëzuar autoriteteve policore për hetim të mëtutjeshme të rastit.