Një shtetase turke e dyshuar për tentim për vrasje në Gostivar

Një shtetase turke 24 vjeçare është e dyshuar për tentim vrasje në Gostivar. Prokuroria Themelore Publike nga Gostivari sot kumtoi se është sjellë urdhër për zbatim të procedurës hetimore kundër saj për shkak dyshimit se ka tentuar të kryej vepër penale vrasje.

Marketing

E dyshuara më datën 19 të këtij muaji, pas një debati, me qëllim ka tentuar ta vras një shtetas turk 23 vjeçar me thikë kuzhine.

Për të është kërkuar masa paraburgim për shkak rrezikut të arratiset, ta pengojë procedurën penale me ndikim ndaj dëshmitarëve apo të tentoj ta përfundojë veprën.