Një taksist nga Kavadari ka sulmuar një kolegë të tij nga Negotina. Negotinasi ka marrë lëndime. Këtë informacion për MEDIAL-n e konfirmoi Verolub Dodevski, zëdhënës i SPB Veles.
“Në rrugën ‘Marshall Tito’ në Negotinë është prishur rendi dhe qetësia me sulm fizik nga ana e një 53-vjeçari nga Kavdari. Ai ka drejtuar një taksi Kavadari dhe ka sulmuar një taksist tjetër 60 vjeçar nga Negotina, me ç’rast i ka shkaktuar lëndime trupore dhe menjëherë është nisur në drejtim të panjohur”, kumtoi Dodevski. Kërkohet taksisti sulmues.