Një tërmet 4.3 ballë godet Turqinë

Një tërmet me fuqi prej 4.3 ballë sot ka goditur rajonin e Egjeut të Turqisë, transmeton Anadolu Agency (AA).

Marketing

Autoriteti për Menaxhimin e Fatkeqësive dhe Emergjencave (AFAD) tha se tërmeti goditi brigjet Datca në provincën jugperëndimore të Turqisë, Mugla, në orën 9.05 të mëngjesit, sipas kohës lokale

Tërmeti ndodhi në thellësi prej 9.3 kilometrash nën tokë.

Nuk ka raporte për viktima.

Marketing