Një termet me fuqi prej 4.3 magnitudë godet Kroacinë

Një tërmet i fortë herët në mëngjesin e sotëm në orën 05:38 është regjistruar në zonën e Kroacisë përgjatë kufirit në veri të Bosnje-Hercegovinës.

Marketing

Magnituda e tërmetit ishte 4.3 shkallë të Rihterit, transmeton Telegrafi.

“Sizmologët e Shërbimit Sizmologjik kanë regjistruar një tërmet mjaft të fortë me epiqendër rreth 15 kilometra në jug të Slunjit. Intensiteti në epiqendër është vlerësuar në nivelet V-VI të shkallës EMS”, njoftoi Shërbimi Sizmologjik i Kroacisë.

Epiqendra e tërmetit ishte në një thellësi prej 10 kilometrash. Mediat kroate raportojnë se tërmeti është ndjerë edhe në Zagreb, i cili ndodhet pothuajse 100 kilometra nga epiqendra.

Qytetarët që kanë qenë dëshmitarë të tërmetit në komentet e tyre në EMSC shkruajnë: “Shkundje mjaft e fortë”, “Na tronditi mirë”, “Fatmirësisht nuk zgjati shumë”, “Goditi fort”, “Shtëpia u dridh shumë fort”. /Telegrafi/

Protesta e aksione simbolike në Kosovë për Ditën Ndërkombëtare të PunëtorëveWesley Sneijder tregon momentin e saktë kur Ten Hag humbi respektin e lojtarëve të Man …34 vjet nga pajtimi i gjaqeve te Verrat e LlukësRita Ora duket elegante në krah të modeles ruse Natalia Vodianova gjatë promovimit të b…Çfarë është fenomeni ‘tru kokoshkë’? ‘Shenja’ që tregon se vuani nga kjo sindromë?

Marketing