Një gazetar afgan është qëlluar për vdekje pas një sulmi nga persona të armatosur në provincën qendrore të Ghor.
Bismillah Aimaq, kryeredaktori i një radio lokale, është të paktën gazetari i pestë që është vrarë në Afganistan në dy muajt e fundit, raporton BBC. Aimaq i mbijetoi i një sulmi tjetër muaj më parë.
Për shumë nga sulmet, zyrtarët kanë akuzuar Talibanët se janë përgjegjës për shumicën e vrasjeve.
Bisedimet midis kryengritësve dhe qeverisë Afgane do të rinisin javën e ardhshme, megjithëse dhuna ka vazhduar gjatë diskutimeve të tyre.
Të dy palët kanë bërë përparim në çështjet paraprake, por ende nuk kanë filluar të diskutojnë një armëpushim ose marrëveshje për ndarjen e pushtetit.