Eljon Sota ka mbyllur aventurën e tij me Partizanin dhe tashmë do të vazhdojë karrierën në Korenë e Jugut.
Ish-lojtari të kuqve është prezantuar paraditen e sotme te ekipi i ri, teksa ka firmosur me Suwon FC. Pikërisht këto të fundit kanë zyrtarizuar transferimin e Sotës.
“Eljon është një mbrojtës me shpejtësi të lartë dhe goditje precize dhe pritet të kontribuojë në mbrojtjen e qëndrueshme të Suëon FC në gjysmën e dytë të sezonit.
Mirëpresim Sotën, i cili do të ketë eksperiencën e parë në K League 1!”, ka shkruar klubi korean. Kujtojmë se në Korenë e Jugut luan edhe Jasir Asani, një tjetër ish-lojtar i Partizanit.