Një tjetër pacient lë infektivin: Luftë e fortë fizike dhe psikologjike (Video)

Ishte një luftë e fortë jo vetëm fizike por edhe piskologjike. Këto ishin fjalët e Vladimirit, paicentit të radhës që la sot spitalin i shëruar plotësisht nga COVID-19.

Marketing

Në një video të publikuar nga ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, i riu shfaqet duke falenderuar stafin mjekësor për punën e bërë.

“Edhe një tjetër pacient ka dalë sot i shëruar nga spitali infektiv. Mirënjohëse deri në përunjësi për punën dhe sakrificën e pashoqe të prof. Najada Çomos dhe të gjithë ekipit të mjekëve, infermierëve, imazheristëve, sanitareve që po luftojnë me armikun e padukshëm #COVID-19 në shërbim të pacientëve”, shkruan ministrja.

https://www.facebook.com/OgertaManastirliu/videos/240495467346327/