Një tjetër padi ndaj Dua Lipës, për çfarë akuzohet këngëtarja shqiptare

Dua Lipa thuhet se po përballet me një tjetër padi për plagjiaturë për këngën “Levitating”. Padia e dytë vjen pas akuzave që ngriti grupi “Artikal Sound System” ndaj këngëtares shqiptare. Kompozitorët L. Russell Brown dhe Sandy Linzer kanë ngritur një padi për të drejtën e autorit, duke pretenduar se ka kopjuar dy nga këngët e tyre për të krijuar Levitating.

Marketing

Ata akuzojnë Duan për kopjim të këngës së tyre të vitit 1979 “Wiggle and Giggle All Night” dhe këngës “Don Diablo” të vitit 1980. Dua Lipa është shprehur më parë se si është frymëzuar nga muzika e viteve të mëparshme për krijimin e albumit “Future Nostalgia”. Vetë Dua nuk ka reaguar lidhur me asnjërën prej padive të ngritura ndaj saj.

Javën e kaluar, grupi Artikal Sound System ngriti një padi me pretendimin se “Levitating” ishte shumë e ngjashme me këngën e tyre “Live Your Life”.