Një tjetër rast si Liridona në Kosovë? Flet eksperti: 34-vjeçarja ra nga hoteli apo e hodhën?

Kosova dy ditë më parë u trondit nga një tjetër ngjarje e rëndë pas vrasjes së Liridona Ademajt. Një grua, biznesmene u gjet e vdekur poshtë një hoteli. Ra nga hoteli apo e hodhën? Dyshimet për vdekjen misterioze vazhdojnë. 34-vjeçarja nga Gjakova, Artila Kamberi dyshohet se në hotel ishte me një 32-vjeçar i cili është marrë në pyetje për rastin.

Marketing

Policia dhe prokuroria po hetojnë për momentin pistën e vetëvrasjes.

Por a mund të kemi një përsëritje si në rastin e Liridonës?

Eksperti i sigurisë Bedri Elezi në një intervistë për “5Pyetjet.al” deklaroi se ka dyshime dhe se janë sekuestruar pamjet e kamerave të sigurisë, por hetimet vazhdojnë.

“Rasti i fundit ku pamë dje në media disa informacione tanimë e ndjera sikur duket për shkak të një problemi që kishte me një person që ishte në shoqëri kishte rënë nga një ballkon i një hoteli dhe ka vdekur.

Ky rast po hetohet si vdekje e dyshimtë dhe shoqëruesi i saj konsiderohet person i dyshimtë dhe policia e Kosovës po e trajton si vdekje të dyshimtë. Po merren të gjitha informacionet dhe kamerat për të zbuluar lëvizjet dhe komunikimet. Është një ngjarje e rëndë. Ajo ishte një afariste e suksesshme.

Po trajtohet si vdekje e dyshimtë, nuk mund të themi vrasje apo vetëvrasje dhe nuk ka informacione nëse guxojmë të flasim për arsyet. Dyshohet për shkak të një marrëdhënie që kishte me një person tjetër mund të ketë ardhur deri tek vdekja e saj. Pavarësisht disa informacioneve që mund të kemi është herët për të folur por mund të konstatojmë që është një vdekje e dyshimtë”, tha ai për “5Pyetjet.al”.