Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Rita Ora është padyshim një prej artisteve më të suksesshme, ndërsa është gjithashtu mjaft e ndjekur edhe në rrjetet sociale.
Bukuroshja shqiptare së fundi ka provuar veten në aktrim edhe në të kaluar duke luajtur në filmat, si “Fifty Shades of Grey” e “Twist”.
Rita së fundi ka njoftuar se është përfshirë në ekipin e filmit të Disney, “Beauty and the Beast”.
“Nuk mund ta mbaj më sekretin! Jam jashtëzakonisht e gëzuar që do t’i bashkohem ekipit të aktorëve të serive pararendëse të ‘Beauty and the Beast’! Mbaj mend si fëmijë e kam shikuar vazhdimisht ‘Beauty and the Beast’ me familjen time dhe menjëherë kam rënë në dashuri me muzikën dhe karakteret”.

Ndryshe, kënga e saj e fundit është “Follow Me” në bashkëpunim me DJ Sam Feldt.