Një tjetër takim i suksesshëm ministror në Shkup/ Osmani: Edhe një herë konfirmuam pozicionin tonë në skenën ndërkombëtare

Sot në Shkup përfunduam kryesimin tonë njëvjeçar të Procesit të Bashkëpunimit të Evropës Juglindore, në kuadër të të cilit u arritën dy suksese të rëndësishme për iniciativën rajonale: emërimi i Amer Kapetanoviq si Sekretar i ri i Përgjithshëm i Këshillit për Bashkëpunim Rajonal, si dhe konsensusi për Deklaratën nga Samiti i Shkupit, me të cilin Republika e Maqedonisë së Veriut shëni një tjetër sukses ndërkombëtar.

Marketing

Ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani, në konferencën e fundit për media theksoi se me këtë akt u ruajt stabiliteti, vazhdimësia dhe funksionaliteti i Këshillit për Bashkëpunim Rajonal, e me këtë edhe i gjithë Procesit. “Një tjetër sukses për Republikën e Maqedonisë së Veriut pas kryesimit të OSBE-së në vitin 2023. Vendi ynë edhe një herë e ka konfirmuar qëndrimin e tij në skenën ndërkombëtare”, tha Osmani, duke shtuar se ideja ishte ambicioze, por qëllimi ishte kryesisht për të ofruar një platformë për debat dhe dialog të frytshëm intelektual dhe politik, si dhe gjenerimin e ideve dhe inkurajimin e perspektivave të reja për rajonin e Evropës Juglindore.

Osmani përfundoi se si kryesues i Procesit është veçanërisht krenarë për këtë arritje. “Kemi treguar se jemi në gjendje të ruajmë besueshmërinë e pronësisë dhe lidershipit rajonal që kemi ndërtuar dhe avancuar ndër vite përmes kësaj nisme të rëndësishme rajonale”.

Marketing