Një vështrim mbi lëvizjen e jelek-verdhëve

Jelek-verdhët janë një objekt i pa identifkuar. Lëvizja e tyre nuk ka precedent të periudhës së sotme. Nëse kjo lëvizje do të ndodhte vetëm në Francë, ajo do të ishte një banalitet i madh në konteksin aktual por ajo mund të konsiderohet pjesë e traditës së lëvizjeve të një periudhe prej më shumë se dy shekuj më parë që shpërthyen në rrethanat kur ndryshimet brutale ekonomike u përzien me rrëzimin e sistemit politik.

Marketing

Kjo lëvizje ka dy simbole. Simbolin e jelekut të verdhë që e mbajnë dy grupime. Ata që qëndrojnë në anë të rrugës, të cilët janë kryesisht humbësit e mëdhenj nga globalizmi ekonomik. Dhe ata qytetarë që qëndrojnë të palëvizshëmn, të cilët kanë bllokuar rrethrrotullimet dhe ata që kanë shkatërruar hyrjet ku paguhet tasak rrugore. Të padukshmet bëhen të dukshme. Simboli tjetër është flamuri francez, i cili gjëndet gjithandej, në rrethrrotullimet, në demonstratat, dhe i vendsour mbi jelekun e verdhë. Këtyre dy simoboleve i shtohet edhe Marsejezja, e cila këndohet pa puashim, madje edhe përballë kordonit të policisë. Jeleku i verdhë dhe flamuri kombëtar simbolizojnë gjashtë karakteristikat e kësaj lëvizjeje.

Këto dy simbole mishërojnë “popullin” ose thënë ndryshe qytetarët e ndryshëm por që i bashkon një hall i përbashkët, vështirësitë sociale.

Përballë padrejtësisë, zemërimi është më pak shoqëror sesa moral. Padrejtësia i ka bërë “njerëzit të zemëruar”, siç e kanë shkruar shumë qytetarë mbi jelekët e verdhë: gjëndja e tyre është për shkak të tradhëtive të elitave “të korruptuara” që “mendojnë vetëm për vetë” dhe janë të gatshëm të “shesin” atdheun. “Populli” dëshiron ti largojë këto elita, madje edhe ti ndëshkojë ato.

Refuzimi moral paraprin thirrjet për sovranitet popullor të drejtpërdrejtë që dëgjohen gjithnjë e më te forta, dhe ndërsa lëvizja vazhdon, dëgjohen thirrje armiqësore ndaj mekanizmave ndërmjetës, medias dhe sidomos kundër deputetëve. Urrejtjen më të madhe e kanë me presidentin të cilit i kërkojnë dorëheqjen.

Lëvizja deri tani ka qenë e paaftë të strukturohet, të përcaktojë zëdhënës ose të futet negociata, të cilat konsiderohen “tradhti dhe korrupsion”. Midis padrejtësisë së ndjerë dhe apelit ndaj qytetarëve, nuk ka kornizë politike që do ti mundësonte të përcaktoheshin kërkesa të përbashkta politike që do të përfshin kërkesat e tyre të shumta dhe të larmishme. Me pak përmbajtje, lëvizja është lehtësisht e manipulueshme nga ideologji më konsistente, është vunerabël ndaj thashethemeve dhe e ndjeshme ndaj teorive “konspiracioniste”.

E gjithë lëvizja shpreh një vullnet për t’u kthyer në të shkuarën, jo si logjikë reaksionare, por me synimin për të gjetur balancat e prishura sociale dhe politike që do të mund të sigurojnë një të ardhme më të drejtë për “të vegjëlit”, duke i lejuar atyre të rivendosen në normalitet.

Midis thirrjes që i drejtohet popullit dhe kërkesave të ndryshme, nuk ka asgjë tjetër përveç ndjenjave të zemërimit dhe pakënaqësisë së madhe. Dhuna është për shkakun e tyre. Zemërimi është si një qark i shkurtër që sjell në zemër të sistemit ata që janë jasht sistemit. Për momentin është e vetmja strategji e mundshme politike që “dëgjohet”.

Lëvizja e Jelek- verdhëve duket si pjesë e traditës së gjatë të lëvizjeve popullore, që nga krijimi i Partisë Popullore në shekullin e nëntëmbëdhjetë deri tek Partia Tea i ditëve tona në SHBA. Të gjitha këto lëvizje kanë pasur pothuajse të njëjtën shfaqje. Ato lëvizje ndryshojnë nga ajo e jelek-verdhëve në një dimension: ato lëvizje ishin të ngjyrosura nga ksenofobia, madje ndonjëherë edhe nga racizmi, i përzier me armiqësi ndaj të varfërve që merrnin përfitime sociale. Këto tema ishin pak të pranishme në lëvizje e fundit.

Marketing