Sot për shkak gjendjes faktike të pandemisë COVID-19, Kryesia e Forumit të Gruas të Bashkimit Demokratik për Integrim, realizoi takim online për të shënuar njëvjetorin e Forumit me përbërjen e re dhe për të sublimuar aktivitetet që janë realizuar deri më sot.
Përskaj sfidave me të cilat ballafaqoheshte Forumi i Gruas, nga data e Konstituimit e deri më sot, me përkrahjen maksimale të Liderit Ali Ahmeti, arriti kyçjen e grave 40% në strukturat partiake duke filluar nga KV , Degët e deri te Këshilli i Përgjithshëm, si dhe ju dha besimi grave që të kryesojnë me disa degë të partisë.
Gjithashtu, në statutin e partisë u përcaktua 40% të përfaqësimit të grave në çdo strukturë dhe perfaqësim në funksione partiake, por dhe u përcaktua vendi i sekretarit për mundësi të barabarta.
Përveç këtyre të arriturave, Forumi i Gruas gjatë kësaj periudhe, organizoi një sërë aktivitetesh duke shënuar data të rëndësishme kombëtare dhe ndërkombëtare, por dhe promovoi vlerat e sakrificës së gjeneratave ndër vite.
Forumi i Gruas edhe më tej do të vazhdojë me realizimin e Planit strategjik.
Por, duke dashur që të përqëndrohemi në situatën në të cilën gjendemi, apelojmë te të gjithë që të vazhdojmë t’i ndjekim dhe t’i respektojmë masat e rekomanduara të institucioneve përkatëse, të respektojmë orën policore, të vazhdojmë të kujdesemi për vetveten dhe për familjen, me qëllim që sa më shpejtë ta tejkalojmë këtë situatë dhe t’i kthehemi jetës normale. Njëherit, apelojmë te të gjitha gratë që në këtë periudhë të karantinës, të cilat janë të rrezikuara nga dhuna, të mos hezitojnë të thërasin organet kompetente por dhe në rast të orës policore të dalin nga shtëpia dhe të kërkojnë ndihmë nga organet kompetente. Forumi i Gruas edhe në këtë kontekst po bën përpjekje që në bashkëpunim me Organizatat Ndërkombëtare, por dhe organizatat tjera nga vendi, të senzibilizojë dhe inkurajojë gratë e dhunuara, apo të rrezikuara të paraqesin dhunën dhe të shpëtojnë veten por në shumë raste dhe fëmijët.
Me respekt,
FORUMI I GRUAS I BASHKIMIT DEMOKRATIK PËR INTEGRIM
#shënojmë1vitngaKuvendi #vazhdojmëbashkë #ForumiiGruasBDI