Një vit pa Komandant Arushën: Ditët kalojnë, malli po shtohet!

Është mbushur sot një vit i plotë që kur u nda nga jeta Nazmi Sulejmani i njohur si Komandant Arusha, një nga luftëtarët më të njohur të UÇK-së në vitin 2001. Me këtë rast janë bë homazhe te varri i tij në Haraçinë, ku ka mbajtur një ligjeratë kusheriri i tij, Xhezmi Sulejmani, poashtu luftëtar i vitit 2001, shkruan Gazeta Lajm.

Marketing

“Sot 1 vit pa legjenden tonë, Komandant Arushen Nazmi Sulejmani. Po na mungon shumë. Kaloi një vit por asnjë ditë nuk kalon pa te perkujtuar. Çdo ditë malli na shtohet. Kurrsesi të harrojmë.
Zoti të shpërbleftë me xhenet, Komandant Arusha. Lavdi!”, u tha mes tjerash.

Me rastin e 1 vjetorit të ndarjes nga jeta, profesori nga Shkupi, Nuri i ka kushtuar një poezi Nazmi Sulejmanit, që mund ta lexoni në vijim:

U tha mes tjerash.

Komandant Arushës

Motra e vëllezër shqipëtarë,
Ju Arbëreshë e Arbanas në Zarë,
E ju arvanitasit bashkë me çamë,
Dhe ju Hunzit në Pakistan.

Këtu që jemi në Iliridë,
E ju të tjerët në Shqipëri,
Po ju në Kosovë e Itali,
Në Ukrainë e n’Argjentinë.

Në Luginë e në Mal të Zi,
E ju në Mandricë e në Turqi,
E ju Arnautët në Liban e Siri,
E ju të tjerët në Rumani.

Ju në diasporë e n’Amerik,
N’Irak e n’Egjipt,
Lajm të hidhur kam me ju dhënë,
Komandant Arusha na ka lënë.

Të gjithë juve që po ju përmend,
Kahdo që gjendeni anë e mbanë,
Komandat Arushën ta përkujtoni,
Se ishit pjesë e tij në plagë.

Komandant të qofsha falë,
Më u desht ti them dy tre fjalë,
Lajmin e hidhur ta plasoj,
Kahdo që i ke vëllezërit t’i ngushëlloj.

Lavdi jetës e veprës sate komandant!

Marketing