Një xhami në Londër e para që pranon kriptovalutat, pasi Bitcoin u shpall “Hallall”

Një xhami në Londër thuhet se është e para që ka pranuar si donacion kriptovalutat.
Kjo vjen vetëm një muaj pasi një njohës islamik ka shpallur Bitcoin si të lejueshëm nën ligjet e Sheriatit, shkruan Independent.

Marketing

Xhamia Shacklewell Lane në Hackey ka njoftuar se shpreson që donacionet në kriptovaluta të rriten për 10 mijë funta gjatë muajit të Ramazanit, si Bitcoin dhe Etherium. Nga myslimanët është kërkuar që gjatë muajit të Ramazanit të ndajnë nga 2.5 cent të pasurisë së tyre si pjesë e ‘zekatit’.

“Po provojmë që të bëjmë thirrje për një audiencë më të gjerë me paratë e reja”, ka thënë Erkin Guney, kryetar i bordit të trustit.

“Është gjë e madhe në botën islame për çka kemi bërë një platformë për myslimanët e pasur jashtë komunitetit tonë që të japin përkrahje dhe donacione për xhaminë tonë”.

Marketing