Gati operacioni i merkatos së verës, Lautaro largohet nga Interi!
Sulmuesi i Interit, Lautaro Martinez është i lidhur me një largim nga Meazza për një kohë të gjatë.
Falë paraqitjeve të mira Lautaro është në shënjestrën e gjigantëve europian dhe kriza financiare te Interi ka bërë që të mos konsiderohet si i pashitshëm.
Neroaxurët janë të gatshëm ta shesin 23-vjeçarin nëse në adresë të klubit arrin oferta e duhur.
Sipas raportimeve të fundit nga mediat spanjolle, Carlo Ancelotti ia ka kërkuar Perezit transferimin e Lautaros dhe Los Blancos kanë gati ofertën për El Toron.
Reali do t’ia ofrojë Interit 60 milionë euro dhe kartonin e Luka Jovic në këmbim të Lautaros.
Bisedimet pritet të fillojnë së shpejti, ndërsa mediat spanjolle raportojnë se Inter vështirë se do ta refuzojë ofertën e Realit.