Nesër në mëngjes për në Hagë niset njëri prej ish-zyrtarëve të Ushtrisë Clirimtare të Kosovës për rajonin e Dukagjinit. Bëhet fjalë për një zyrtar jo të nivelit të lartë të UÇK’së. I njëjti pasluftës kishte pasur probleme me Familjen Zemaj
Një zyrtar i G2 në Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës pritet të niset nesër për në Hagë.
Burime të Gazetës Express kanë treguar se ish-zyrtari i UÇK’së kishte pasur pozita në Zonën Operative të Dukagjinit.
I njëjti ka qenë pjesë e një bordi. Ndërsa, nuk e ka hapur telefonin për të konfirmuar ose mohuar shkuarjen e tij në Hagë.
Ndërkohë, deri më tash, nga Gjykata Speciale janë intervistuar disa prej zyrtarëve të lartë të UÇK’së, në mesin e të cilëve është edhe Rrustem Mustafa dhe Sami Lushtaku.
Gjykata Speciale është themeluar nga Kuvendi i Kosovës, i është caktuar selia në Hagë, dhe merret me zbardhjen e krimeve të luftës, vrasjeve politike dhe krimeve tjera, që kanë ndodhur gjatë fundit të luftës dhe fillimit të paqes, përkatësisht viteve 1988-2000.