Njeriu më i pasur në botë divorcohet pas 25 vitesh martesë, vlera e divorcit 160 miliardë dollarë

Jeff Bezos ka njoftuar se ai dhe gruaja e tij janë duke u divorcuar. Njoftimi ka ardhur në Twitter ndërsa Bezos e quan ndarjen si gjyqësore me gruan e tij MacKenzie.

Marketing

Çifti ka patur martesë 25 vjeçare. Vlera e ndarjes kap shifrën e 160 miliardë dollarëve.

“Ndjehemi jashtëzakonisht me fat që kemi njohur njëri tjetrin dhe jemi mirënjohës për vitet që kemi kaluar së bashku” ka thënë shefi i Amazon.

Pasuria e përllogaritur e martesës do të ndahet në 50-50. Jeff dhe McKenzie kanë një total prej 400,000 hektarë prona. Çifti kanë 4 fëmijë në lidhjen e tyre.