Njeriu që mundi kancerin, përmes një diete të thjeshtë e të shëndetshme

Kris Uork ishte vetëm 23-vjeç në vitin 2003, kur u diagnostikua me një tumor në zorrën e trashë. Ai iu nënshtrua një operacioni, për të hequr një tumor me madhësinë e një topi golfi, si dhe një të tretën e zorrës së trashë. Onkologët i thanë se duhej t’i nënshtrohej kimio-terapisë. Kris ndryshoi rrënjësisht ndryshoi dietën dhe stilin e tij të jetesës, dhe u shërua plotësisht, pa kimioterapi apo ndonjë trajtim tjetër mjekësor.

Marketing

Kris, çfarë do t’i thoshit dikujt që është diagnostikuar me tumor, dhe do të donte këshillën tuaj, por vetëm me pak fjalë?

Që ju nuk jeni viktimë, nuk jeni të pafuqishëm, dhe kjo diagnozë nuk është pasojë e fatit të keq apo gjeneve të këqija. Vetëm rreth 5 për qind e tumoreve, janë të lidhura gjenetikisht, dhe 95 për qind e tyre shkaktohen nga dieta, stili i jetesës, dhe stresi i pamenaxhuar. Lajmi i mirë, është se keni shumë fuqi për të ndryshuar jetën tuaj, për të promovuar shëndetin dhe shëruar trupin tuaj.

Ju i keni përjetuar personalisht të gjitha këto që përmendni…

Absolutisht po. Unë ndryshova rrënjësisht jetën time, kur mora lajmin se mënyra si po jetoja, po më vriste. Unë arsyetova se nëse mënyra si unë po jetoja, kishte kontribuar tek kjo sëmundje, atëherë ndoshta ndryshimi i stilit të jetës, do të kontribuonte për shëndetin tim. Nëse trupi im e krijoi kancerin, atëherë ndoshta trupi im mund ta shëronte atë. Prandaj, unë vendosa të ndryshoj gjithçka.

Ju folët për elementët e përgjithshëm, por a do të jeni më specifik, mbi atë që çoi në prekjen nga kanceri?

Unë nuk mund të them se cilat gjëra specifike e shkaktuan kancerin tim, por mund të flas për atë që dime, se po shkaktojnë shumicën dërrmuese të kancereve. E para në listë, është e ashtuquajtura “dietë perëndimore”. Ajo është dieta standarde amerikane (SAD), e cila është shumë e rëndë në mish dhe bulmetra, ushqim të shpejtë, ushqim të përpunuar dhe ushqim plot yndyrna. Është gjithashtu i tepruar në kalori.

Jo thjesht çfarëdolloj kalorish…

Jo, jemi duke folur për kaloritë e kafshëve, të përpunuara dhe ushqime e pashëndetshme. Kjo është në mënyrë kontradiktore e mangët në fruta dhe perime. SAD është e mangët në ushqimet që vijnë direkt nga toka:Frutat, perimet, arrat, farat, bishtajoret dhe drithërat. Kjo është ajo që i mungon dietës perëndimore.

Çfarë po hamë? Jemi duke ngrënë bukë të bardhë, mish, djathë, sheqer, kripë dhe vajra jo të shëndetshëm, për të mos përmendur të gjithë aditivët, konservantët artificialë dhe ngjyrosësit. Po të analizosh dhe shqyrtosh se çfarë hamë çdo ditë, rezulton se popullsia e përgjithshme është distancuar shumë, nga ajo që mund të konsiderohet një dietë natyrore.

A është dieta që keni përdorur, që nga fëmijërisë tuaj?

Po, pasi isha një fëmijë tipik amerikan. Nëna ime ishte më e kujdeshme mbi ushqimin, sesa shumica e nënave në vitet 1980, por në shumicën e rasteve, dieta ime ishte ajo standarde amerikane. Festa ime e parë e ditëlindjes, u zhvillua në një McDonald’s.

Çfarë ju nxiti të merrnit njohuri mbi mënyrën e të ushqyerit, menaxhimin e stresit, dhe një mënyrë jetese të shëndetshme në përgjithësi? A ishte diagnoza me kancerin në zorrën e trashë, zilja jote e zgjimit?

Po. Pas operacionit unë po përpiqesha të vendosja, nëse do të bëja apo jo kimioterapi. Mjeku im, më tha se duhej ta bëja. U luta për këtë, duke i kërkuar Zotit që të më thoshte nëse ekzistonte një mënyrë tjetër, pasi unë nuk kisha një parandjenjë të mirë mbi kimioterapinë. Ideja që të helmoja trupin me gjithë ato ilaçe, nuk kishte kuptim për mua.

Gjatë asaj kohe, dikush më dërgoi një libër për shërimin përmes të ushqyerit, dhe një dietë të ushqimit të papërpunuar, që më hapi sytë. E kuptova se kanceri, sëmundjet e zemrës, diabeti i tipit 2, dhe shumica e sëmundjeve që ne prekemi, shkaktohen nga dieta jonë e dobët, dhe nga faktorë të tjerë të dëmshëm të jetesës së përditëshme.

Ajo ishte një pikë e madhe kthese. Në atë moment, kuptova që nuk isha viktimë e fatit të keq, apo e gjeneve të trashëguara, apo nga ndonjë forcë e jashtme. Nuk ndjenja keqardhje për veten time, por në vend të kësaj e pashë këtë si një lajm të mirë. Sepse e dija që nëse isha vetë shkaktar i kësaj sëmundje nga dieta dhe mënyra e jetesës sime, atëherë ndoshta do të dilja nga kjo situatë.

Unë i vura një rëndësi të madhe përgjegjësisë personale.

Besoj se zgjedhjet tona janë të rëndësishme, dhe se çfarëdolloj gjëje që na ndodh në jetë, është kryesisht pasojë e zgjedhjeve tona. Pra, pashë se kisha mundësi të bëja zgjedhje të ndryshme. Në atë kohë, ideja për të pasur një dietë ushqimore të papërpunuar ishte shumë radikale, interesante dhe emocionuese për mua. Mendova:”Çfarë do të ndodhte, nëse do të haja vetëm një sasi të madhe frutash dhe perimesh çdo ditë?”Një natë, nisa ta haja një ose dy pjatanca me fruta dhe perime në ditë, deri në 15-20 pjatanca çdo ditë.

A ishte sasia, në një raport 50 me 50?

Dieta përmbante 80 për qind perime. Konsumoja sasi të mëdha salltrash, që tani e dimë se janë perimet më të fuqishme anti-tumoriale:familjet alium dhe kruciferus. Tek aliumet përfshihen hudhra, qepa dhe preshi; dhe tek kruciferët janë brokoli, lakra dhe kështu me radhë.

Unë blija çdo ditë sasi të mëdha perimesh, të cilat i konsumoja çdo ditë për drekë dhe darkë. Ato përfshinin ushqimet që përmenda, plus kërpudhat, kastravecat, specat, fasule, me në krye uthullën e mollës dhe vajin e ullirit, së bashku me erëzat si piperi i kajsisë, rigoni, shafrani etj. I kisha vënë vetes mision, të haja sa më shumë gjëra të mira që të rigjenerohesha dhe detoksifikohesha

Çfarë ndryshimesh vërejtët me kalimin e kohës?

Gjëja që përjetova në fillim, ishte e ngjashme me atë që përjetojnë shumë njerëz që përdorin një dietë të tillë. Kur hiqni dorë nga ushqimet që keni ngrënë për vite më rradhë, ditët e para mund të ndiheni shumë keq. Ju hiqni pra dorë nga mishi, qumështi, sheqeri, kripërat, kafeja dhe dietat me yndyrë të lartë, që keni pasur prej kaq shumë kohësh.

Gjithashtu, mund të përjetoni disa simptoma të detoksifikimit, si energjia e ulët, dhimbje koke apo të vjella. Ditët e para, isha i prerë fizikisht, por unë isha përgatitur mendërisht, sepse e kisha lexuar që kjo mund të ndodhte. Pas 3-4 ditësh nisa të ndihem vërtet mirë, dhe më pas shkëlqyer.

Nisa të kisha shumë energji.

Gjithashtu, edhe shijet e mia ndryshuan. Kurrë nuk më kishte pëlqyer brokoli. Ndërkohë nisa të mbaroj, për të gjitha këto perime. E kuptova se ato ishin ushqimet, për të cilat kisha vërtet nevojë, dhe ajo u bë dieta ime kryesore.

Në shumicën e ditëve, pija çdo mëngjes disa lëngje perimesh të bëra nga karrota, panxhari, selinoja dhe xhinxheri. Nisa të shtoja fruta në dietën time, si manaferrat e ngrira, dhe më pas nisa të konsumoj edhe lëngje frutash. Ishte një strategji shumë e thjeshtë, por thellësisht ushqyese. Trupi im e donte atë.