Rreth 500 zyrtarë të Policisë së Kosovës, janë mobilizuar sonte në një mega-operacion për t’i dhënë goditje krimit dhe korrupsionit në zonën kufitare të Karaçevës
Rreth 500 zyrtarë të Policisë së Kosovës, janë mobilizuar sonte në një mega-operacion për t’i dhënë goditje krimit dhe korrupsionit në zonën kufitare të Karaçevës, ku dyshohet se për një periudhë të gjatë kohore është ushtruar trafikim me qenie njerëzore, prostitucion, kontrabandë, organizim i lojërave të fatit dhe keqpërdorim i detyrës zyrtare.
Mësohet se ky mobilizim në këto përmasa vjen si rezultat i një pune të gjatë hetimore të udhëhequr nga Prokuroria Themelore në Gjilan, e asistuar nga Inspektorati Policor i Kosovës dhe Policia e Kosovës, e cila ka shpërfaqur se zona e Karaçevës është përdorur si fole e sigurtë e krimit, raporton Sinjali.
Në mbështetje të këtij aksioni, mësohet se janë vënë në gatishmëri edhe Administrata Tatimore e Kosovës dhe Dogana e Kosovës.
Kujtojmë se, sipas deklarimit të ministrit të Punëve të Brendshme, Agim Veliu, ky aksion ishte planifikur të organizohej edhe në muajin shkurt, mirëpo sipas tij, i njëjti nuk ishte aprovuar nga ish-kryeministri Albin Kurti.
blob:https://www.facebook.com/3a15c600-e92c-493d-bd03-f7d0e65de854