Njësiti që u formua në vitin 2005 nga Ljubomir Mihajllovski – Xhango, e që u bë frikë dhe trishtim për qytetarët në vitin 2014 me ndryshimin e statusit nga Gordana Jankullovska, po shkon në histori.
Sapo filloi të normalizohet dhe të fitoj besimin e qytetarëve, njësiti “Alfat” do të shkrihet në një njësit tjetër.
“Është bërë riorganizim, po formohet një njësit i veçantë për intervenime sipas shembujve të më shumë shteteve evropiane, të cilat kanë si qëllim përfundimtar prani dhe aktivitet më të madh në teren. Do të thotë, njësiti për ruajtën e rendit publik dhe “Alfat” do të bashkohen në një njësit i cili do të punojë në mbrojtjen e rendit dhe qetësisë publike në Shkup.” –tha Oliver Spasovski, ministër i Punëve të Brendshme.