Njëzet e dy milionë denarë shtesë për aktivitetet e Qendrave për shëndet publik dhe ISHP-në

Program për ndryshimin dhe plotësimin e Programit kombëtar vjetor për shëndet publik në Republikën e Maqedonisë së Veriut për vitin 2020 është miratuar sonte në seancë të Qeverisë me mjete financiare në pjesën e gjendjeve të jashtëzakonshme dhe krizave në lartësi prej 22.000.000 denarë për pagesën e aktiviteteve të zbatuara nga ana e 10 Qendrave për shëndet publik dhe Institutit për shëndet publik në periudhën nga fillimi i gjendjes së krizës deri më 20 maj të vitit 2020.

Marketing

“Programi për ndryshimin dhe plotësimin e Programit kombëtar vjetor për shëndet publik në RMV për vitin 2020 do të realizohet konform mjeteve të aprovuara me rebalancin e buxhetit këtë vit në lartësi prej 65.000.000 denarë ku 55.000.000 denarë janë nga Buxheti bazë dhe 10.000.000 denarë janë nga mjete vetanake të Ministrisë së Shëndetësisë”, kanë thënë nga Pres shërbimi qeveritar.

Me propozim të Ministrisë së Financave, Qeveria sot e ka miratuar Programin për ndryshim të programit për mjekim të sëmundjeve të rralla e cila këtë vit do të financohet konform mjeteve të aprovuara me rebalancin e Buxhetit në lartësi prej 522.000.000 denarë.

Në seancën e sotme janë miratuar madje Programi për ndryshimin e Programit për masa parandaluese për parandalimin e tuberkulozit tek popullata në Republikën e Maqedonisë së Veriut për vitin 2020, Programin për ndryshimin e Programit për sigurimin e mjeteve për trajtimin mjekësor pa participim për pensionistët dhe sigurimin e mjeteve për shërbime shëndetësore specialistike-konsultative dhe spitalore për shfrytëzuesit e të drejtës për ndihmë financiare sociale si dhe për anëtarët e amvisërive, Programin për ndryshimin e Programit për mbrojtje shëndetësore të personave me sëmundje të varësive, si dhe Programin për ndryshimin e Programit për parandalimin e sëmundjeve kardiovaskulare.