Njëzet e tetë vjet pavarësi monetare, denari për kompetentët mbetet stabil

Denari shënon 28 vjet, dhe autoritetet sigurojnë stabilitetin e tij dhe mbajtjen e kursit të qëndrueshëm të këmbimit. Njëzet e tetë vjet më parë në ditën e sotme, u miratuan disa ligje me të cilat që krijuan parakushtet për hartimin dhe zbatimin e politikës të pavarur monetare nga Banka Popullore.

Marketing

“Kursi i këmbimit të denarit është i qëndrueshëm dhe nuk ka ndryshime në nivelin e tij. Banka Popullore disponon një sërë instrumentesh që garantojnë se kursi i këmbimit të denarit kundrejt euros do të mbetet i qëndrueshëm. Stabiliteti i kursit të këmbimit ka qenë, është dhe do të mbetet prioriteti ynë. Ne garantojmë që denari është dhe do të mbetet stabil, theksojnë në disa raste nga Banka Qendrore që nga fillimi i krizës së koronës.

Nga atje përkujtojnë se rezervat e këmbimit valutor që janë thelbësore për ruajtjen e stabilitetit të kursit të monedhës vendase, janë në një nivel të lartë, edhe atë dy herë më të lartë se para krizës globale ekonomike në vitin 2008.

Guvernatori Anita Angellovska-Bezhoska siguroi për mediat se qytetarët duhet të jenë të qetë dhe se nuk duhet të shqetësohen për monedhën vendase.

Denari si monedhë kombëtare në vend është vendosur më 26 prill të vitit 1992, në ditën e pavarësisë së saj monetare. Në fillim të vitit të parë, u përdor si një bono thesari, ndërsa në vitin 1993 si edicioni i parë origjinal i denarit.

Kartëmonedhat që përdoren edhe sot janë lëshuar në qarkullim më 8 shtator të vitit 1996. Janë hedhur në qarkullim kartëmonedhat nga apoenët 10, 50, 100, 500, 1000 dhe 5000, kjo e fundit është tërhequr për shkak të përdorimit të vogël të saj.

Pamja e kartëmonedhave maqedonase e pasqyron trashëgiminë e pasur kulturore të Republikës së Maqedonisë së Veriut, ndërsa është imagjinuar nga artistja Biljana Unkovska, ndërsa disenji finalështëpunuar në shtypshkronjën “De la Ru”, Britania e Madhe.

Nga 15 dhjetori i vitit 2016, janë hedhur në qarkullim kartëmonedhat prej 200 dhe 2.

000 denarëve. Krijuesi i vendimeve ideore dhe artistike-grafike për dukjen e këtyre parave të letrës është projektuesi grafik Lasko Dzurovski.

Në vitin 2018, janë lëshuar në qarkullim edhe paratë e para polimer në vend me vlerë prej 10 dhe 50 denarëve.

Si mjete financiare për pagesë përdoren edhe monedhat prej një, dy, pesë, 10 dhe 50 denarëve. Deri në vitin 2013, është përdorur një monedhë prej 50 deni, e cila ishte monedha më e ulët vendore. Për momentin, monedha më e vogël vendase është një denar.

Emrin, valuta jonë kombëtare e ka marrë sipas monedhës së lashtë romake me të njëjtin emër – denar (latinisht denarius), e cila është përdorur edhe në territorin tonë në të kaluarën.

Sipas legjislacionit, kartëmonedhat dhe monedhat lëshohen nga Banka Popullore, e cila është gjithashtu përgjegjëse për furnizimin e kartëmonedhave dhe monedhave.

Marketing