Njihuni me 11-vjeçaren nga Gaza, gazetarja më e re në frontin e luftës

Sumayya Wushah, 11 vjeç, është një nga gazetaret më të reja në Gaza. Ajo thotë se “nuk ka frikë” të raportojë nga Rripi i shkatërruar nga lufta, ku më shumë se 100 gazetarë janë vrarë nga sulmet izraelite që nga 7 tetori.

Marketing

“Mamaja dhe babai im ishin të shqetësuar kur fillova, sepse ata e dinë që gazetarët janë në shënjestër. Por kur e panë që isha e vendosur të punoja në fushën e gazetarisë, ranë dakord”, tha ajo.

Wushah u frymëzua për të treguar histori palestineze nga Shireen Abu Akleh i Al Jazeera, një gazetare veterane që u vra nga snajperët izraelitë në Jenin.
“Edhe para luftës, ëndërroja të bëhesha gazetare dhe doja të provoja veten para botës. Modeli im është Shireen Abu Akleh. Zoti e mëshiroftë. Doja t’i tregoja veten botës siç bëri ajo, “tha Wushah.

“Kur largohem nga shtëpia, i them nënës dhe babait tim se kam besim te Zoti.
Nuk e di nëse do të shënjestrohem gjatë rrugës, kthimit apo edhe gjatë xhirimeve”, përfundoi ajo.