Vendi më i ri luksoz në Majemi ku mund të kalojnë pushimet miliarderët nuk është një hotel me 5 yje ose superapartament, por një jaht.
Arkup 40 kushton 1600 dollarë në natë dhe do të ketë gjithçka për të kaluar pushimet e ëndrrave: vaskë, pamje spektakolare nga oqeani, madje edhe shërbim dhome që vjen me motoskaf.
Jahti do të ketë dy dhoma gjumi dhe dy tualete, si dhe do të jetë i fortë mjaftueshëm për të përballuar stuhitë.
Kompania që e ka prodhuar shprehet se ky jaht nuk është banesë, por duhet të shihet si hotel, pasi ka më shumë leverdi sesa të shkosh në Maldive dhe të paguash një vilë mbi ujë.