



Sot në vend do të mbizotërojë mot kryesisht i freskët me vranësira dhe me reshje shiu
Reshje të dendura shiu priten në pjesët perëndimore, ku pritet të bjerë shi lokal deri në 20 l / m2.
Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi juglindor.
Temperatura minimale do të lëvizë nga 9 deri në 16, ndërsa maksimalja nga 14 deri në 20 gradë Celsius.
Në Shkup moti do të jetë kryesisht me vranësira me reshje shiu, me erë të lehtë deri mesatare nga drejtimi juglindor. Temperatura minimale do të jetë rreth 15 dhe ajo maksimale deri në 18 gradë Celsius.