Njihuni me trajnerin që ka një qen si asistent (FOTO)

Një klub futbolli ka emëruar një qen si asistentin e ri të trajnerit – pasi ai refuzoi të largohej nga trajneri kur ky i fundit e ushqeu. Ekipi paraguaian Sporting Club 2 de Mayo i dha një rol të ri në klub Tesapara-s kur ai filloi të lehte nga stoli. Trajneri Carlos Jara Saguier, 61 vjeç, e mban qenin miqësor pranë tij gjatë ndeshjeve, dhe ai madje është fotografuar në stërvitje.V“I dhashë njëherë një copë tortë dhe që nga ajo ditë, sa herë që vija në punë ai më përshëndeste. Ai nuk largohej me vrap. Tani ai kërcënon kundërshtarët tanë me një fytyrë agresive”, pohon Saguier.  Pamje të bukura të qenit në stol, apo duke vrapuar rreth e rrotull lojtarëve dhe madje duke iu bashkuar në konferencat për shtyp. Dhe kur nuk është në stol, Tesapara-n e gjen në shkallët e stadiumit duke parë ndeshjen me qetësi.

Marketing

Marketing