Në vendkalimin kufitar Novo Sellë – Zllatarevë (Maqedoni – Bullgari) përshkak zjarrit që u shkaktua dje, e ku u djeg e gjithë ndërtesa administrative në anën bullgare, tani për kalim lëshohen vetëm veturat me udhëtarë, ndërsa kalimi me automjete ngarkuese nuk lejohen.
Automjetet ngarkuese riudhëzohen drejt vendkalimeve kufitare Gjushevë – Deve Bair dhe Stank Lisiçkovë – Dellçevë.
Edhe shërbimet doganore maqedonase po edhe ato bullgare apelojnë deri tek qytetarët të anashkalojnë këtë vendkalim kufitar për udhëtime dhe të drejtohen drejt vendkalimeve tjera kufitare.
Në zjarrin e kapluar dje, tërësisht u djeg ndërtesa administrative nga ana bullgare. Nuk ka persona të lënduar, por është shkaktuar dëm i madh material. Janë shkatërruar pothuajse të gjitha dokumentet. BGNES njofton se të punësuarit janë përpjekur të shuajnë zjarrin por pa sukses.