Njohja e pavarësisë së Donetsk dhe Luhansk, Shqipëria kundër Rusisë

Shqipëria ka reaguar menjëherë për vendimet e Presidentit Vladimir Putin për njohjen e pvarësisë së rajoneve lindore të Ukrainës, Donetsk dhe Luhansk.

Marketing

Ministrja e Jashtme, Olta Xhaçka deklaron në rrjetet sociale se vendimi i Putinit shkel ligjin ndërkombëtar, e marrëveshjes së Minskut si dhe cënim i intregriteti territorial dhe pavarësisë së Ukrainës.

“Shqipëria dënon njohjen e pavarësisë nga Rusia, të rajoneve lindore të Ukrainës, Donetsk dhe Luhansk. Kjo është një shkelje e qartë e ligjit ndërkombëtar, e marrëveshjes së Minskut si dhe cënim i intregriteti territorial dhe pavarësisë së Ukrainës. Shqipëria qëndron krah aleatëve dhe partnerëve ndërkombëtarë, në mbështetje të Ukrainës”,-shprehet Xhaçka.

Edhe presidenti Ilir Meta ka dënuar vendimin e Putinit.

“Dënoj njohjen nga Rusia të pavarësisë së rajoneve separatiste të Ukrainës Lindore të Donetskut dhe Luhanskut. Ky akt unilateral është një shkelje e rëndë e ligjit ndërkombëtar, e marrëveshjes së Minskut, si dhe minon integritetin territorial dhe sovranitetin e Ukrainës! Shqipëria qëndron e bashkuar me partnerët dhe aleatët në mbështetje të Ukrainës,”shprhet Meta.

Marketing