Të paktën tre persona e kanë humbur jetën në kryeqytetin indian Nju-Delhi, gjatë rrëzimit të një ndërtese gjashtëkatëshe në ndërtim, e cila ra mbi një ndërtesë më të vogël në afërsi.
Gjatë incidentit, në objektin në ndërtim ka pasur 12 punëtorë.
Qindra shpëtues punojnë në kërkim pas personave për të cilët druhet se janë bllokuar nën rrënojat e dy ndërtesave.
Policia i mori në pyetje tre personat përgjegjës për ndërtimin e ndërtesës së re.