Nju Jork, fillojnë bisedimet për emrin

Ka filluar raundi i ri i negociatave për çështjen e emrit në Nju Jork mes ministrave të jashtëm të Maqedonisë dhe Greqisë, Dimitrov dhe Koxias, me ndërmjetësin, Metju Nimic.

Marketing

Dy diplomatët do të kenë mundësi ditore për t’i përafruar qëndrimet për të arritur në opsionin e mundur për zgjidhjen e kontestit, nën ombrellën e Kombeve të Bashkuara dhe të ndjekura nga ShBA-të dhe Gjermania.

Ministri Dimitrov në Nju Jork do të paraqesë opsionin “Maqedonia e Ilindenit”, gjersa Athina zyrtare refuzoi këtë opsion, ndërsa ministri Kocias ka deklaruar se zgjidhja do të kërkohet nga pakoja e ndërmjetësit Nimic.

Marketing