Gjestet humane të shqiptarëve që jetojnë në mërgim bëjnë bujë në median e vendeve ku jetojnë e punojnë.
Vetëm në New York kemi disa raste kur shqiptarët tërheqin vëmendjen e opinionit me gjestet e tyre tepër humane dhe të ndershme, shkruan Illyria.
Mësohet se një njujorkez, emri i të cilit nuk bëhet i ditur, kishte tërhequr një shumë dollarësh nga kursimet në një bankë, në qytetin e New Yorkut, Citybank. Në një moment të papërcaktuar, ndërsa dilte nga banka ai ka humbur zarfin ku kishte të hollat.
Për fat të mirë të tij, personi që e ka gjetur zarfin me para ka qenë shqiptari Murat Rexha nga Dibra e Madhe, me banim në New York, i cili e gjeti zarfin dhe e bëri misionin e shqiptarit ta kthente atë me ndershmëri, thonë zyrtarët e vendit të punës ku punon Murat Rexha.
Ky gjest u vlerësuar si shumë human, është bërë lajm nga kompania prestigjioze “Harvard Protect” dhe zyrtarët e Citybank në New York.
Zyrtarët e kompanisë, ku punon shqiptari, Harvard Protect , me këtë rast thanë se dëshirojnë të sjellin në vëmendjen opinionit njujorkez, një rast që meriton mirënjohje nga kompania “Harvard Protect” në lidhje me zyrtarin e Sigurisë, zotin Murat Rexha, i cili punon në ndërtesën 250 Broadway në qytetin e New Yorkut.
Ata thonë se gjatë kryerjes së një kontrolli të sigurisë rreth perimetrit të zonës 250 Broadway New York City – Rexha, gjenë në trotuar përpara Citybank një zarf të pa hapur me dollar. Zarfi përmbante sipas tyre 680 dollarë kesh.
Të cilat me sa duket dikush që hynte ose dilte, mbasi tërhoqi shumën e parave, humbi zarfin pa e kuptuar. Ndërsa, z. Rexha, që gjeti këtë zarf me të njoftuar autoritet bankare të Citybank, e ktheu zarfin tek menaxheri i bankës pa asnjë hezitim.
Mirëpo kompania ku punon Rexha, një emigrant nga Dibra e Madhe, vendosur vitet e fundit në Nju Jork, thotë me mburrje se veprimi i punonjësit të saj Murat Rexha, ilustrojnë korrektësinë, sigurinë dhe ndershmërinë e kompanisë prestigjioze “Harvardin Protect”, dhe vlerat thelbësore të saj që janë edhe burim suksesit në qytetin e New Yorkut.
“Për shkak të veprimeve të tij, ndershmërisë dhe kthimit të shpejtë të zarfit, paratë u kthyen në pronarin e ligjshëm katër ditë më vonë”, thotë kompania deri sa i ndau zotit Rexha një certifikatë mirënjohje.
Rexha mori certifikatën e mirënjohjes duke i njohur atij veprimin human dhe ndershmërinë në mënyrën e dorëzimit të zarfit me para, duke marrë edhe një Faleminderit publik për këtë veprim në këtë fushë.