Nju Jorku, nis fushatën 30 milion dollar për ri-zgjimin e turizmit :”NYC Reawakens”

NEW YORK CITY : Qyteti i Nju Jorkut, dëshiron të risjellë këtë session, duke filluar nga 1 Maj të gjithë turistët nga vendi dhe bota,duke u bërë me dije se Qytetit i New Yorkut, është (ri) i hapur për biznes – dhe turisëm, kështu të paktën deklaroi sot në një conference shtypi Kryetari i Bashkisë Bill de Blasio dhe axhensia e marketingut të qytetit, NYC & Company, duke njoftuar se kan hapur një fushatë të re turistike prej 30 milion dollarësh.

“Turizmi në New York City gjeneron qindra mijëra vende pune në këtë qytet dhe zhvillon hapjen e rikuperimin për të gjithë bisneset e qytetit, që do të thotë të mirëpresësh turistët përsëri në destinacionin më të madh të udhëtimit në botë,NYC” tha de Blasio në një deklaratë sot pasdite.

Marketing

“Nisma NYC Reawakens- Rizgjohet” ‘do t’u tregojë turistëve ditor, apo javor e më shumë që kudo Qyteti i Nju Jorkut nuk është vetëm i gatshëm t’i presë ata – po krijon një qytet më të zhvilluar, më të mirë dhe më të gjallë se kurrë më parë.”

Para pandemisë, rreth 400,000 vende pune dhe 70 miliard dollarë dilin në aktivitetin ekonomik që i atribuoheshin vetëm turizmit. Iniciativa NYC Reawakens, thotë se synon të ndihmojë tronditjen e ekonomisë dhe është dhjetë herë më e madhe se fushata e tyre e zakonshme e marketingut ku një vend të veçantë merr media : Televizionet, blogjet, revistat, gazetat e radiot , gazeta e njohur Wall Street Journal raporton se plani me tetë shifra financohet nga paratë e stimulit federal prej 1.9 trilion dollar.

Sipas NYC & Company, turizmi i qytetit arriti kulmin e tij në 2019, me 66.6 milion vizitorë gjithsej (53.1 milion vendas; 13.5 milion ndërkombëtarë), por ra në 22.3 milion në 2020 (19.9 milion vendas; 2.4 milion ndërkombëtarë). Po simbas NYC & Company, besohet se gjatë këtij viti pra 9 muaj të 2021 vizitorët do të arrijnë gjithsej ne 36.4 milion, dhe do të rriten ndjeshëm në 2022 – kjo me sa duket falë vaksinave – ku pritet një rritje deri me 57.2 milion, ndjekur nga rreth 64.7 milion në 2023 dhe më pas 69.3 milion dhe 72.4 milion në 2024 dhe 2025.

Fushata e re e rihapjes ose rizgjimit siç e quajnë zyrtarët njujorkez, nxjerr në pah “skenën e re të ngrënies në natyrë” të qytetit, dhe programet kulturore dhe bizneset turistike si dhe hotelet të shkojnë drejt normalitetit. Inventari aktiv i dhomave të hotelit pritet të rritet në rreth 110,000 dhoma mesatare këtë vit, pasi ra në 88,000 vitin e kaluar. NYC & Company thotë se mbi 100 hotele të reja në të pesë bashkitë janë në zhvillim. Materialet e shtypit flasin për Resortin e ri Margaritaville në Times Square, për shembull – një “oaz ishull” me 234 dhoma dhe një pishinë të hapur.

Ata janë gjithashtu duke vënë në qendër të vëmendjes kthimin e hapjes së plotë në Broadway në shtator (me shfaqje si Mendimet e një Njeriu me Ngjyrë dhe Znj. Doubtfire); ri fillimi i Festivalit të Filmit Tribeca; shfaqjet aktuale të artit, si Yayoi Kusama në Kopshtin Botanik të New York-ut dhe La Trienal të el Museo del Barrio, si dhe ato shfaqjet e tjera Frieze dhe Met’s Costume Institute; dhe Java e Restorantit (e cila është një muaj, 19 korrik – 15 gusht). Do të ketë gjithashtu mesazhe në lidhje me distancimin dhe kufizimin e kapacitetit në mënyrë që të “qëndroni mirë”.

Në fund të viteve 1970, qyteti prezantoi fushatën e tij I Love New York për të rritur turizmin, nga ku lindi logoja tashmë e dashur Milton Glaser … dhe mbase ju e mbani mend atë këngë I Love New York.

Image