Njukastëll “çmend” tifozët, Zhoze Murinjo pranë “qymyrxhinjve”

Largimi i papritur i Rafael Benitezit nga stoli i Njukastëll Junajtidit për shkak të përplasjeve brenda klubit me çështjet e merkatos, nuk i ka lënë zbuluar drejtuesit bardhezinj, që po mendojnë menjëherë për emrin e ri në stolin e ekipit. Madje, një emër me shumë peshë, i cili ka bërë të ëndërrojë tifozët e klubit për rikthimin në kohët e arta të Alen Shirërit.

Marketing

Sipas të përditshmes portugeze “A Bola”, është Zhoze Murinjo kandidati kryesor për të zënë vendin e Rafa Benitezit në stolin e Njukastëllit. Një emër vërtet sugjestinues, i cili një pjesë të madhe të eksperiencës së tij e ka në Premier Ligë. Në Angli, mes Çelsit dhe Mançester Junajtidit, portugezi ka qenë në stol gjithsej në 304 takime.