Noizy bëhet bashkë me 3 reperët me famë botërore dhe realizimi i këngës e ka një datë!

Reperi i njohur shqiptar Noizy, është duke u përgatitur për super hitin e rradhës. Por në këtë projekt ai nuk do të jetë vetëm. Do të jetë një bashkëpunim i reperit me tre emra të tjerë të njohur të muzikës, me reperin grek Snik, dy italianve Capo Plaza & Gue Pequeno.

Marketing

Këtë e bën të ditur edhe revista “Esse”. Kënga është krijuar në studion greke “Bret Beats” dhe nga ajo italiane “2ndroofmusic”. Noizy ka pasur edhe bashkëpunime të tjera me artistë të huaj dhe ka patur mjaft sukses. Tre artistët e tjerë janë tepër të njohur dhe gëzojnë një popullaritet të madh në Itali dhe Greqi. Ky projekt pa dyshim që do ketë pritshmëri të lartë në publik.

Projekti me katër reperët e njohur do të publikohet më 18 tetor, ndërsa detaje të tjera ende nuk janë bërë të ditura.

http://cms.intv.al/images/uploads/2019/10/03/zinn.png