Noizy i lumtur për suksesin e këngës “1 herë e mirë”, ka dy fjalë për fansat

Noizy shprehet i ngazëllyer pasi kënga e tij e re arriti katër milionë.

Noizy ka pak ditë që publikoi projektin e shumëpritur “1 herë e mirë”, të shoqëruar edhe me klip.Për pak kohë, kënga arriti shifrën prej 4 milionë klikime, ndërsa po dëgjohet edhe jashtë trojeve shqiptare.

Marketing

Me anë të një postimi, Noizy u shpreh i lumtur për këtë sukses, ndërsa bën thirrje tek fansat që ta dëgjojnë edhe në Spotify.

“Zini the Godzilla.. 4 milionë.. mos harroni ti beni sa me shume streams Edhe në spotify për kualitet të larte të muzikes. #1HereEmire #OTR Gjitha links në BIO”, shkruan ai.

Pas kësaj kënge, artisti pritet të sjell edhe projekte të tjera, për të cilat punon me shumë përkushtim.