Noizy dhe Stresi ka një vit që kanë përmirësuar raportet mes tyre.
Dy reperët që dikur shiheshin si armiqë të përbetuar iu kanë dhënë fund sherreve mes tyre.
Para një viti ata treguan se tanimë raportet mes tyre janë përmirësuar dhe nuk kanë arsye që ta vazhdojnë përçarjen.
Së fundmi Noizy ka folur në emisionin e Roza Latit të shtunën mbrëma se çka e këshillon Stresin.
Ai ka thënë se Stresi përfshihet shumë në politikë, gjë që artistët nuk duhet ta bëjnë.
““Stresi merr shumë pjesë në politikë, ndërkohë që politika e le në baltë, sepse politikanët dinë vetëm të flasin të bëjnë bla-bla-bla. Nuk ka pse bie pre i politikës. Jo vetëm në Shqipëri por edhe në të gjithë botën populli i thjeshtë, e sidomos artistët duhet të jenë pak më të veçuar nga politika. Nuk ke nevojë të bëhesh kurban për politikanët se ja ku përfundon., u shpreh Noizy duke pasë parasysh se Stresi është një fans i flaktë i Salih Berishës ku në protestën e fundit reperi përfundoi në pranga.
Ndët të tjera ai shtoi “Do i kisha sugjeruar se si artist duhet të shijosh atë që të ka dhënë Zoti, merru me gjëra të rëndësishme, sepse me atë njihesh, këtë ja them si vëlla dhe ja them çdo personi”, është shprehur Noizy në një intervistë të dhënë për “Why Not”.